Forumi Vizion

Me Teper Njohuri,Me Teper Vizion
 
ForumForum  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Dita ne te cilen keni lindur,zbuloni karakterin

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Dorela



Numri i postimeve : 6
Join date : 02/10/2008
Age : 29
Location : Fieri

MesazhTitulli: Dita ne te cilen keni lindur,zbuloni karakterin   Thu Oct 09, 2008 10:53 am

Karakteri i një personi mvaret edhe nga dita që keni lindur.. Gjeje karakterin tënd dhe partnerit tuaj.....

E hënë

Femra e lindur të hënën është e butë dhe sensibile. Është e aftë që t’i përshtatet partnerit dhe bën lëshime. Ngrohtësinë e ndjenjave të veta ka dëshirë ta ndajë me njerëzit e tjerë dhe kulminacionin e vet në këtë drejtim e arrin në rolin e nënës. E do jetën harmonike dhe gjithmonë e dëgjon zemrën.

Mashkulli i lindur të hënën e ka imagjinatën të zhvilluar dhe në raport me tjerët gjithmonë e luan rolin e kundërt. Nuk i pëlqen vetmia dhe shpesh e kërkon ngushëllimin te njerëzit e tjerë. Mbas pamjes së jashtme, e cila është e qetë, fshihet një natyrë e vrullshme.


E martë

Femra e lindur të martën është e zjarrtë. I tërheq njerëzit me natyrën e vet të gjallë dhe me shijën për humor, por edhe me nevojën e vet për liri. Më së shumti në botë e do lirinë dhe frikësohet vetëm prej një sendi: nga monotonia sentimentale e cila e rrezikon entuziazmin e saj. Për të dashuria është vetëm lojë ose, në të kundërtën nuk lodhet.

Mashkulli i lindur të martën është orator i fortë. E karakterizon shija e jashtëzakonshme për humor, buzëqeshja dhe optimizmi; është entuziast dhe i pëlqejnë argëtimet. Ndjenjat e veta me gjithë dëshirë i ndan me tjerët.


E mërkurë

Femra e lindur të mërkurën është me temperament të butë dhe sensual. Diskrete, e në dashuri i pëlqen sinqeriteti. I pëlqen siguria dhe sinqeriteti dhe nuk i lë përshtypje dashuria në shikim të parë. Për te joshja e ka kuptim të dyfishtë: përpos bukurisë fizike, janë me rëndësi edhe ndjenjat.

Mashkulli i lindur të mërkurën është para së gjithash i ndershëm në dashuri. Pas mburrjes së madhe fshihet butësia, të cilën shpesh nuk di ta shprehë. Është i sinqertë dhe i besueshëm. Siguria në dashuri është shpesh para pasionit.


E enjte

Femra e lindur të enjten nuk mund të presë kur është në pyetje dashuria. I pëlqen liria dhe aventurat, gjithnjë është në kërkim të njohurive të reja. Sharmi i saj është natyral dhe është spontane. Shumë vështirë lidhet për partnerin dhe nuk ka iluzione të tepërta për dashurinë.

Mashkulli i lindur të enjten është Kazanovë i vërtetë. Dëshiron ta njohë jetën sa më mirë. Është fjala për njeriun i cili është konformist dhe antikorformist në të njëjtën kohë. Është i aftë që me të vërtetë të dojë, por edhe të aktron. Martesa e frikëson ngapak, por nuk është i aftë për jetë vetjake.


E premte

Femra e lindur të premten është romantike. I pëlqen bukuria dhe harmonia. E karakterizon sensualiteti dhe sensibiliteti. I është e nevojshme mbrojtja e përhershme, të cilën kryesisht e gjen në rrethin familjar. Frikësohet nga vetmia, e mashkujt i tërheq me buzëqeshjen e saj të butë.

Mashkulli i lindur të premten është artist i vërtetë. Kur thotë “të dua”, ai këtë me të vërtetë e mendon. I është i nevojshëm balancimi, kujdesi dhe vërtetimi se është i dashur. Pa këtë nuk do të ishte në gjendje të jetojë. Martesa, shtëpia dhe familja janë tri fjalë më të rëndësishme në jetën e tij. Kur e gjen personin e vërtetë, mbet me të tërë jetën.


E shtunë

Femra e lindur të shtunën është misterioze dhe fshehtë, dhe nuk i tregon lehtë ndjenjat e veta. Temperamenti origjinal dhe i pavarur e ndërton personalitetin e vet kompleks. Joshjen e merr si lojë intelekti. Edhe pse duket si person që nuk interesohet për asgjë, në të vërtetë është fjala për një person shumë emotiv që ka nevojë të pandërprerë për shprehjen e ndjenjave të veta.

Mashkulli i lindur të shtunën është i pamarur dhe i aftë të jetojë vetë. Reaksionet e tij janë të paparashikueshme dhe diskrecioni është shumë i rëndësishëm për të. Nuk është njeri që i shpreh ndjenjat e veta. Por, në të vërtetë, është shumë emotiv dhe frikësohet nga fakti se të tjerët mund ta zbulojnë këtë.


E diel

Femra e lindur të dielën është impulsive dhe e karakterizon vullneti i çuditshëm për jetë. Mendjen e saj e zotëron pasioni. Ajo gjithnjë është personi që e bën hapin e parë, dhe krenohet me partnerin e vet. Nuk bën kompromise dhe shumë vështirë e sakrifikon lirinë e vet.

Mashkulli i lindur të dielën është ambicioz dhe i sigurt në veten. E karakterizon sjellja me vetiniciativë dhe është autoritative. Shumë flet dhe i dëgjon bashkëbiseduesit e vet dhe i pëlqejnë komplimentet. Në raport me femrat sillet si mbrojtës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Dita ne te cilen keni lindur,zbuloni karakterin
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Dita ndërkombëtare e Emigracionit
» Ramadan Emini:5 MAJI, DITA E DËSHMORËVE TË KOMBIT…
» Dita e Pavarësisë së SHBA-së, sinonim i lirisë
» Veçoritë e Skënderbeut, që nuk i keni njohur më parë
» DITA E VERES NE TORONTO

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Forumi Vizion :: Tema Shoqerore :: Diskutime Shoqërore-
Kërce tek: