Forumi Vizion
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Forumi Vizion

Me Teper Njohuri,Me Teper Vizion
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Vrasës me kompjuter

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Klea

Klea


Numri i postimeve : 3
Join date : 02/10/2008
Location : Vlora

Vrasës me kompjuter Empty
MesazhTitulli: Vrasës me kompjuter   Vrasës me kompjuter EmptySat Oct 04, 2008 8:35 pm

Vrasje Me Kompjuter

Ndryshme nga mikroorganizmat, shkaktare te semundjeve të ndryshme, viruset kompjuterike janë jo materiale dhe kanë formën e programeve me përmasa te vogla, te pregatitura nga programiste profesioniste te titulluar Hacker. Këto viruse nuk kanë kufinj apo largesi gjeografike, i rezistojne kohës dhe janë te pa kapshem nga shqisat e njeriut. Ato janë te aftë për te levizur vete nëpër rrjetet kompjuterike, te maskohen, te shkaterojne barierat mbrojtese Antivirus, te shumefishohen dhe te sjellin deme te pallogaritshme duke mbetur përherë te padukshem, dhe një pjesë e mirë e këtyre mbasi mbarojne misjonin e tyre shkaterues, vetshkatrohen duke mos lënë asnjë gjurme, si të mos kishin egzistuar kurrë.

Nuk do ju besohet por këto krijesa informatike nund te jenë ne gjendje të vrasin edhe njerëz. Janë te shumta rastet kur viruse kompjuterike kanë hyrë dhe kanë poseduar instrumente shkencore dhe aparatura diagnostikuese mjeksore duke ndryshura parametrat dhe duke i kthyer këto istrumente ne arme vdekjeprurese për njeriun. Një pjesë e mirë e tyre bëjnë pjesë dhe ne arsenalet ushtarake dhe misjoni i tyre i vetëm është shkaterimi i gjithckaje qe gjejne përpara, një virus nuk është i dobishem për asgjë dhe është një arme e mirë lufte. Këto viruse krijohen nga njerëzitë me te ndritur te fushes informatike dhe i kalojne të gjitha perfytyrimet njerzore te aftësive të tyre vrasese.

VIRUSI 666 (Simboli i Djallit).

Gjithçka ndodhii ne Francë kur një operator u gjet i vdekur përpara ekranit te komjuterit te tij personal nga
një hemoragji e pa zakonte ne tru.Ne fillim gjithçka u mendua si një mbingarkese, ose një mbi lodhje e munshme mendore, por ekspertiza mjekoligjore vertetoj te kundërtën i riu ishte ne kushte optimale fizike dhe nuk kishte asnjë patologji te munshme kardiovaskulare, nuk gjeten as shenja helmimi apo goditjesh me mjete te forta, ata ariten ne perfundimin "Hemoragjia ka një shkak te jashtem". Eksperte nga i gjithë vendi erdhen për te egzaminuar vendin e krimit dhe ariten ne perfundimin se shkaktar për vdekjen e te riut 22 vjeçar ishte një virus informatik, me emrin apokaliptik "666".

Gjithçka u izolua dhe çështja i kaloj ne dorë agjenteve te sigurimit kombëtar. U thiren ekspertet me te medhenj te fushave informatike, elektrike, inxhenieri elektronike dhe specialiste te teknologjive te avancuara. Ekspertet këtë rast e shpjeguan ne këtë mënyrë:
Ne ekranin kompjuterik njësoj si ne ekranin e kinemase apo atë televiziv, kuadrot
ndryshojnë me frekuence fikse 24 Herc (24 kuadro për sekonde). Sipas specialisteve 666-ta jep ne ekran 25 Herc, domethënë një kuader me shumë nëpërmjet te cilit përfitohet një kombinim i veçantë ngjyrash. Kombinimi i ngjyrave ndryshon treguesit kryesore te veprimtarise jetësore te njeriut. Perceptimi i pavetedijshem i pamjeve te ndryshueshme shkakton crregullim te punës se zemrës dhe tensioni arterial i gjakut brenda një segmenti te vogël kohe here ritet dhe here ulet ndjeshejm. Ngarkesa mbi enet e gjakut ndryshon vazhdimisht e cila con dhe ne një crregullim hormonal deri ne atë pikë sa krijohet një rezonance hemostatike midis eneve dhe presionit te gjakut e cila brenda pak minutash shkakton plasjen e eneve te gjakut ne tru duke shkaktuar një hemoragji endokraniale vdekjeprurese.

Virusi 666 u vleresua nga ekspertet si virusi me i aritur deri me sot. Askush nuk e di se si arrihet ky kombinim djallezor ngjurash, mendohet qe 666-ta te jetë trashiguar qe nga kohët e lashta pasi përveç kombinimit te frekuences se ngjyrave janë gjetur dhe simbole antike te cilat sipas studjuesve bëjnë pjesë ne disa rite antike te hipnozes, gjë e cila nuk dihet nga asnjë nga Hacker-at e sotëm. Por ajo qe shqetesonte me shumë ekspertet ishte qe 666 perdorte sistemin Binar (2 shifror) te sotëm të rrjetit informatik por kombinimet i bënte ne një gjuhe ende te panjohur Hekza (10 shifror).

Virusi nuk u arit te izolohej pasi ai arrinte te ndryshoje formë duke u shumuar sipas një rregulli te caktuar dhe sa here qe izolohej ne një harduer pa dalje ai vetshkatrohej.
Masa e vetme qe u mor kundër tij qe marveshja midis sigurimit ndërkombëtar dhe
kompanive me te medhaja te ndërtimit te harduerve për te shmangur ndryshimin e frekuences ne monitoret LCD dhe PLAZMA e cila do të siguroje mosshfaqien e 666-tes ne masen 25%.

Askush nuk e di se ku ndollet 666-ta dhe se kure do të dalë përsëri ne skene, por mendohet se ai vepron ende dhe mer pjesë ne një sërë vrasjesh te cilat sigurimi informativ i mban tepër sekret, ose është thjeshtë një arme lufte ende ne fazat fillestare te testimit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Vrasës me kompjuter
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Si ta kontrollojmë kompjuterin nga një kompjuter tjetër,pra të kemi qajse remote
» Cfare eshte nje kompjuter dhe cfare ben ai?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Forumi Vizion :: Shkenca :: Informatikë-
Kërce tek: