Forumi Vizion

Me Teper Njohuri,Me Teper Vizion
 
ForumForum  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Fazllic : Berisha miku im

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
SeRiOuSbOy
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 48
Join date : 26/09/2008
Location : BeRaT

MesazhTitulli: Fazllic : Berisha miku im   Tue Oct 07, 2008 12:11 pm

Fazllic fillimisht pranon te intervistohet vetem me nje kusht, qe te flase per ate pjese te zhurmshme qe ka te beje me ndalimin ne Bosnje, por me pas nuk rrefuzon t’i pergjigjet nje mori pyetjesh te tjera duke hedhur nje drite te zbehte rreth aktiviteteve ne Tirane.


Qe ne fillim kur e pysim nese ai eshte arrestuar dhe me pas eshte lene i lire, 33 vjecari Fazllic jep nje pergjigje te prere:

Pergjigje: Jo, jo. Kurre nuk jam arrestuar gjate jetes time ne asnje vend. Ne jemi ne Londer dhe une nuk jam ne qeli ne Bosnje. Di qe shume gazeta shqiptare e kane raportuar nje lajm te tille. Pse e kane bere? Kete duk e di perse.

Pyetje: Disa pamje te transmetuara ne televizionin e Bosnjes ju tregojne ju te rrethuar nga police. Si e shpjegoni nje gje te tille?

Pergjigje: Une nuk i kam pare keto filmime.

Pyetje: Sa dite keni qe qendroni ne Londer?

Pergjigje: 3-4 dite.

Pyetje: Pra, ne menyre kategorike ju mohoni te jeni arrestuar?

Pergjigje: Sic ju thashe, asnjehere ne jeten time.

Nje prej pikave te erreta dhe te dyshimta te aktivitetit ne Shqiperti te Damir Fazllic jane ngritja e disa kompanive te padukshme, te cilat nuk kane patur asete por sic faktohet nga nje akt shitjeje i bere publik nga mediat ne Tirane, rezulton se njera prej tyre te jete shitur 1 milion e 700 mije euro. Por sa eshte numri i kompanive te regjistruara ne Shqiperi qe kane pronesine e Fazllic?

Pergjigje: Nuk e mbaj mend se sa kompani kam. Ajo qe mund te pohoj eshte se une jam nje investues ne Shqiperi. Besoj se Shqiperia ka shume potenciale te frytshme per te investuar. Ju keni nje qeveri largpamese. Po, une jam nje investitor aktiv ne Tirane.

Nga deputete te opozites, apo ne media, shpesh here kohet e fundit eshte lakuar emri i Mihal Delijorgjit, si nje njeri qe ka patur lidhje me karizmatikun Fazllic, i njohur ndryshe si super-sekseri i Ballkanit. Sipas tij, emri i Delijorgjit eshte i panjohur per te.

“Eshte hera e pare qe e degjoj nje emer te tille”, pohon Fazllic.

Erion Isufi eshte nje tjeter personazh i lidhur ngushte me bizneset e Damir Fazllic ne Tirane. Nga dokumentat zyrtare figuron se Isufi, kunati ministrit te Jashtem Lulzim Basha, te jete administrator i te pakten tre bizneseve. Besohet se Fazllic e ka larguar ate nga puna. Por ky i fundit jep nje tjeter variant te kesaj ngjarjeje.

“Une nuk e kam hequr zotin Isufi nga puna. Ai ka shkuar te merret me bizneset e tij private. E shikoj ate nje djale te ri e me potenciale”, thote Fazllic.

Pyetje: Zoti Isufi ishte menaxher, apo partner ne bizneset tuaja?

Pergjigje: Ai ka menaxhuar vetem nje prej bizneseve te mija.

Damir Fazllic shquhet per lidhjet e tij me politikane ne te gjithe Ballkanin, gje e cila padyshim eshte celesi i suksesit ne bizneset apo ndermjetesimet mjeshterore qe mbajne firmen tij. Shqiperia nuk ben perjashtim. Shpesh here, perpara dhe pas ardhjes se demokrateve ne pushtet, Fazllic eshte ulur ne nje tavoline me kryeministrin Berisha. Njohes te mire te marredhenieve Berisha–Fazllic pohojne se mes tyre kjo miqesi mbetet ne vivele te larta sic edhe vete Fazlic e pohon me gojen e tij.

“Jam krenar te konsideroj zotin Berisha si nje nga miqte e mi”, pohon Fazllic.

Pyetje: A do te thote te paturit miqesi me zotin Berisha, avantazhe ne bizneset ne Shqiperi?

Pergjigje: Nuk me duhet te jem mik me zotin Berisha per te patur avantazhe ne biznes. Une mendoj se ligjet ne Shqiperi te hartuara nga qeveria jane te mjaftueshme per cilindo investitor te huaj, per te zhvilluar nje biznes pa qene mik me kryeministrin apo ministra te tjere.

“BG&R”, kompania amerikane e cila u mor me fushaten elektorale te demokrateve ne zgjedhjet e shkuara, perflitet te jete fillimi i stines se ngrohte te marredhenieve te Damir Fazllic, qe besohet te jete ndermjetesuesi i ardhjes se “BG&R” ne Tirane dhe Partise Demokratike. Por vete Fazllic mohon te kete qene ai njeriu qe solli “BG&R” ne Tirane.

“Fillimisht nuk kam qene une ai qe vendosa te sjell “BG&R”. Ata jane nje prej lobeve me influencuese ne Uashington. Nuk jam une qe vendosa per ardhjen e tyre, sikurse nuk jam i punesuar prej tyre. Nuk kam asnje rol ne “BG&R”. Kam lexuar disa raporte rreth kesaj ceshtjeje. Jane me te vertete per te qeshur. Perdor termin “per te qeshur”, pasi nuk dua te perdoren fjale qe ja vlen te perdoren. Ato jane genjeshtra”, shprehet Fazllic.

Pyetje: A ishit ju personi qe luajti rolin e ndermjetesuesit ne sjelljen e “BG&R” ne Shqiperi?

Pergjigje: Kam ndihmuar miqte e mi nga kompania “Barbara Grithin & Rogers” per te bere disa pune ne Shqiperi. Jo si sekser. Une nuk e bej nje gje te tille.

Pyetje: Kur ka qene hera fundit qe jeni takuar me kryeministrin Berisha?

Pergjigje: Si investitor nje vit apo nente muaj me pare, kur ne prezantuam tek qeveria nje projekt tonin.

Nuk do te kishte kuptim nese kjo interviste me Fazllic do te perfundonte pa e pyetur rreth shitjes se njeres prej pese kompanive qe ka ne Shqiperi, e quajtur “Crown Acquisitions” nje kompanie ne Qipro. Pavaresisht se ekziston nje akt shitjeje me vlere 1 milion e 700 mije euro, pergjigjja qe Fazllic jep eshte teresisht mosbesuese.

“Nuk eshte e vertete”, deklaron Fazllic.

Pyetje: Si eshte e mundur qe thoni s'eshte e vertete kur ka dokumenta te firmosura nga avokatja Flutura Kola, te cilat tregojne se e keni shitur kete kompani?

Pergjigje: Une ju tregova ne fillim. Nuk kam ndermend t'ju tregoj detaje pasi pastaj do te me duhen gjashte ore te bisedoj rreth genjeshtrave qe njerez si Mero Baze kane shkruar. E vetmja gje e vertete e shkruar eshte emri im, te tjerat jane genjeshtra.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://WwW.ForumiVizion.tk
SeRiOuSbOy
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 48
Join date : 26/09/2008
Location : BeRaT

MesazhTitulli: Berisha-opozites: Jua sjell Fazllic ne Kuvend   Tue Oct 07, 2008 12:15 pm





Kryeministri Berisha, ne seancen e sotme parlamentare ka deklaruar se nuk i trembet akuzave te te opozites per lidhje me biznesmenin Damir Fazllic, i konsideruar nga e majta si element i perfshire ne afera kriminale.


Berisha ka shprehur gatishmerine e tij per te dale perpara opozites bashke me Fazllic.

“Ua sjell ketu po te doni zotin Fazllic. Nese s’keni frike prej tij pranoni te me degjoni. Po te doni nuk e sjell. E pres me kenaqesine me te madhe mocionin. Vetem te pregatitemi per transparencen me te madhe ne historine e ketij vendi, larg skenes se krimit. Une vetem kaq dua. Por ju keni frike prej tij”, eshte shprehur Berisha.

Por opozita nuk i kurseu akuzat e saj. Nenkryetari i grupit parlamentar te PS, Erjon Brace perfshiu ne aferat sipas tij te paligjshme me biznesmenin Fazllic edhe ministrin e Jashtem Lulezim Basha.

“Kryeministri eshte i perfshire ne marredheniet kriminale mes Shqiperise, Bosnjes dhe Qipros, ne pastrimin e shifrave te medha te parave. Damir Fazllic ka hapur ne Shqiperi 6 shoqeri, disa prej te cilave mbeshteten nga ministri i Jashtem Lulezim Basha dhe nuk paguajne asnje detyrim. Ato kane borxhe te medha”, ka pohuar Brace.

Nga radhet e opozites akuza kane ardhur edhe nga kryetarja e grupit parlamentar te PS Valentina Leskaj dhe deputetja Arta Date.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://WwW.ForumiVizion.tk
 
Fazllic : Berisha miku im
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Lediana Kapaj: Motrës time...( Kushtuar motrës së një miku)
» Shaip Beqiri:Brenga e maestro Berishës dhe madhështia e cfilitur
» Flora Durmishi: Intervistë me zonjën Liri Berisha
» Adem Berisha-Ferit Ramadani: ÇKA TË THEM TY ADEM BERISHA
» Laura Rushani: Berisha nderon në Bukuresht Fan Nolin

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Forumi Vizion :: Media dhe Politika :: Media Shqiptare-
Kërce tek: