Forumi Vizion
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Forumi Vizion

Me Teper Njohuri,Me Teper Vizion
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Letërsia e Rilindjes

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
klajdi_dr




Numri i postimeve : 11
Join date : 04/10/2008

Letërsia e Rilindjes Empty
MesazhTitulli: Letërsia e Rilindjes   Letërsia e Rilindjes EmptySat Oct 04, 2008 6:39 pm

Letërsia shqiptare e Rilindjes Kombëtare lindi dhe u zhvillua si pjesë e pandarë e lëvizjes politiko-shoqërore e kulturore për çlirimin e vendit nga zgjedha e huaj. Kjo lëvizje, që nis nga mesi i shekullit XIX dhe arrin deri në vitin 1912, quhet Rilindje Kombëtare, prandaj edhe letërsia e kësaj periudhe quhet letërsi e Rilindjes Kombëtare. Kjo është kryesisht një letërsi patriotike me frymë demokratike e popullore. Tema kryesore e saj ishte dashuria për atdheun dhe popullin, evokimi i së kaluarës heroike dhe lufta për çlirimin kombëtar e shoqëror.
Kushtet historike që përcaktuan zhvillimin e saj, ishin kryengritjet e vazhdueshme kundër pushtuesve osmane, lufta për pavarësi dhe për ruajtjen e tërësisë tokësore të vendit nga synimet grabitqare të imperialisteve dhe të qarqeve shoviniste fqinje.
Letërsia e Rilindjes pati një drejtim iluminist e në periudhën e fundit edhe vepra realiste, por në thelbin e vet ajo ishte një letërsi romantike. Në veprat më të, mira të saj u shprehen ideale të larta kombëtare, malli dhe dashuria e zjarrtë për mëmëdheun, krenaria për të kaluarën e lavdishme të popullit shqiptar dhe ëndërra për ta parë Shqipërinë e lirë, të pavarur e të lulëzuar.
Figura më e shquar e kësaj periudhe është padyshim, Naim Frashëri, autor i poemës "Bagëti e Bujqësi„ i "Historisë së Skënderbeut„ dhe i shumë poezive të tjera patriotike, lirike e filozofike. Figura të tjera të shquara janë Jeromim De Rada, A.Z.Cajupi, Gavril Dara i Riu, Ndre Mjeda, Asdreni etj.
Letërsia e Rilindjes shënon një etapë të re në historinë e letërsisë shqiptare. Ajo shënon kalimin nga letërsia me brendi fetare e karakter didaktik, në letersinë e re shqiptare, në letërsinë e mirfilltë artistike, duke hedhur në të njëjtën kohë edhe bazat e gjuhës sonë letrare kombëtare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
SeRiOuSbOy
Admin
Admin
SeRiOuSbOy


Numri i postimeve : 48
Join date : 26/09/2008
Location : BeRaT

Letërsia e Rilindjes Empty
MesazhTitulli: Autorët Klasikë dhe Letërsia e Rilindjes:( Shek XIX - fillimet e Shek XX )   Letërsia e Rilindjes EmptySun Oct 05, 2008 11:01 am

Asdreni,Aleksandër Stavre Drenova(1872 - 1947)

Çajupi,Andon Zako (1866 - 1930)

DeRada, Jeronim (1814 - 1903)

Fishta, Gjergj (1871-1940)

Frashëri,Naim (1846-1900)

Grameno, Mihal(1871 - 1931)

Stërmilli, Haki(1895 - 1953)

Koliqi, Ernest (1901 - 1975)

Konica, Faik (1875 - 1942)

Kuteli, Mitrush (Dhimitër Pasko) (1907 - 1967)

Mekuli, Esad (1916 - 1995)

Migjeni, Millosh Gjergj Nikolla(1911 - 1938)

Mjeda, Ndre (1866 - 1937)

Noli, Theofan Stilian (1882 - 1965)

Poradeci, Lasgush (1899 - 1987)

Spase, Sterjo (1914 - 1989)

Gjeçovi, Shtjefën (1874-1929)

Shantoja, Lazër (1892-1945)

Shiroka,Filip (1859 - 1935)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://WwW.ForumiVizion.tk
 
Letërsia e Rilindjes
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Letersia Shqiptare
» Letërsia e Moderne
» Letersia e Vjeter

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Forumi Vizion :: Tema Shoqerore :: Letërsia-
Kërce tek: