Forumi Vizion
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Forumi Vizion

Me Teper Njohuri,Me Teper Vizion
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 28 Nandor 1912

Shko poshtë 
AutoriMesazh
SeRiOuSbOy
Admin
Admin
SeRiOuSbOy


Numri i postimeve : 48
Join date : 26/09/2008
Location : BeRaT

28 Nandor 1912 Empty
MesazhTitulli: 28 Nandor 1912   28 Nandor 1912 EmptySun Oct 05, 2008 10:56 am

Porsa u sigurue pranimi i kushteve të tyne, udhëheqësit e kryengritjes shqiptare e lanë punën kryekëput në duert e qeveris turke për të krijue nji Shqipni të vetqeverisun, në suazën e Perandoris Otomane. Ata nuk mbajtën në kambë nji fuqi të armatosun për me i ba ballë rrezikut të nji sulmi nga ana e fqinjve të Balkanit. Ky rrezik ishte dukë në mënyrë të pagabueshme qysh në fillim të vitit 1912. Nga ana tjetër, ushtërija turke ishte dizintegrue si fuqi e disiplinueme nga shkaku i kryengritjes shqiptare dhe nuk do të mund të mbronte Shqipnin në rast të nji lufte. Tue lidhë fatin e Shqipnis me atë të
Perandoris Otomane deri në pikën e fundit, udhëheqësit e lëvizjes kombëtare prunë pikërisht at rrezik qi kishin dashtë me i shpëtue: ushtërit e shteteve të Balkanit zaptuen tokat shqiptare, tue sulmue nga veriu, nga lindja dhe nga jugu, ndërsa Shqiptarët nuk kishin asnji fuqi të organizueme për me u mbrojtë me sukses.


Lufta Balkanike

Emerimi i nji valiu (guvernatori) prej origjine shqiptare në Janinë nga ana e qeveris së Stambollit shkaktoi nji stuhi zemrimi në shtypin grek. Argumenti ma tipik dhe plot kërcënime gati të hapët ishte ky: në rast se Shqiptarët do të mundohen me shtie në dorë toka qi i përkasin Greqise, nji frymë solidarësije do të krijohet në mes të Shteteve balkanike, interesat e të cilve janë vue në rrezik nga sjelljet e Shqiptarve. Kjo fushatë e shtypit grek ishte e para re e zezë qi errësoi triumfin e kryengritjes shqiptare. Kërcënimi se shtetet e Balkanit do të vepronin së bashku për të pengue formimin e nji shteti shqiptar të pamvarun me të katër vilajetet nuk ishte vetëm nji fjali propagandë. Qysh në fillim të vitit 1912
shtetet e Balkanit kishin fillue bisedime të mëshefta për të lidhë nji aleancë politike dhe ushtarake kundër Perandoris Otomane. Politika e "otomanizimit" e qeveris "Xhonturke" shërbeu si nxitja ma e fortë për të bindë Grekë, Sërbë e Bullgarë me harrue grindjet në mes të tyne dhe me bashkue fuqit për me i dhanë grushtin e vdekjes "Njeriut të sëmundë të Europës" me qëllim qi me nda tokat e Turkis në Balkan. Për të justifikue lakmit e tyne, ata kishin sajue plot argumenta etnike, historike, kulturore dhe strategjike. Disa krahina, si Maqedonija, kishin ma shum se nji kandidat. Negociatat e gjata dhe të
ngatërrueme qi u shvilluen mrapa skenës, në muajt e parë të vitit 1912, kishin pikërisht për qëllim me i nda tokat turke në Europë në mënyrë qi secili shtet i Balkanit të kenaqej me hisen e vet për të marrë pjesë në luftën qi po pregatitej. Hapi i parë për të çelë kto negociata ishte ba tepër i vështirë mbasi marrëdhaniet në mes të qeverive balkanike kishin qene acarue deri ne kulm dhe çdo iniciativë diplomatike ishte ba e pamundun. Nga ana tjetër,
aleanca balkanike duhej të bahej pa ndihmën e fuqive të mëdha, të cilat ishin kundër çdo orvatje me i ba luftë regjimit të "Xhonturqve".Për të thye akullin në mes të Sërbis dhe Bullgaris shërbeu si ndërmjetës gazetari anglez I. D. Bourchier, korrespondent i fletores Times në Balkan. Me iniciativën e
tij, kryeministrat e të dy qeverive patën disa takime mrapa dyerve të mbylluna dhe u nenshkrue nji aleancë difensive serbo-bullgare me 13 mars 1912. Aleanca u justifikue në syt e botës tue shpallë se të dy shtetet do t'i vinin në ndihmë njani-tjetrit në rast se Turkija sulmohej nga nji fuqi e madhe. Po të paraqitej rasti për ndarje tokash, Sërbija do të merrte të gjitha viset në veri dhe perëndim të Vargmalit Sharr, kurse pjesa e Bullgaris do të përbahej nga
tokat në lindje të Maleve Rodop dhe të lumit Struma. Kusuri i Maqedonis do të përbante nji krahinë autonome. Në rast se nji zgjidhje e tillë bahej e pamundun, atëhere Maqedonija duhej të ndahej në tri pjesë; kufijt e Bullgaris të shtriheshin deri
në brigjet perëndimore të liqenit të Ohrit, Serbija të merrte edhe nji copë të Shqipnis deri në qytetin Strugë. Carit të Rusis i lihej
barra me caktue fatin e tokave rreth Shkupit dhe Dibrës.

Dy muej mbas aleances serbo-bullgare u nënshkrue nji marreveshtje e njillojtë në mes të Bullgaris dhe Greqis. 1 vetmi ndryshim asht se, në ket traktat të fundit, nuk bahej fjalë për ndarje mirazi, domethanë se kush do të përvetësonte krahina, mbasi të shëmbej Perandorija Otomane.

Përcipe, aleanca balkanike u paraqitë si nji masa difensive, domethanë se caktonte mënyrën e veprimit në rast të nji lufte shkaktue nga të tjerët. Kurse bisedimet e mësheftë në mes të shtatmadhnorivë të shteteve firmuese treguen se qëllimi i vërtetë ishte nji luftë agresive kundër Turkis. U hartuen plane për nji ofensivë të koordinueme të ushtërive sërbe, bullgare dhe greke; u caktue numri i divizioneve qi seicili shtet do të vinte në veprim për të realizue qëllimet e aleancës.Lufta e Balkanit u shpejtue nga triumfi i kryengritjes shqiptare. Sikur e thekson historiani anglez I. Marriott: "Greqija dhe Sërbija u alarmuen nga suksesi i Shqiptarve, të cilët kërkojshim tash haptazi vilajetet e Manastirit dhe të Shkupit. Me 8 tetor 1912, Kral Nikolla i Malit të Zi muer inciativën me fillue luftën kundër Turkis. Pjestarët e tjerë të aleancës balkanike i dërguen nji ultimatum qeveris turke tue kërkue zbatimin e reformave në
Maqedoni. Qeverija e Stambollit u përgjegj tue u shpallë luftë shteteve të Balkanit. Mbrenda pak ditve u duk se ushtërija turke nuk ishte ma arma e
dikurshme. Entuziasmi që kishte ngjallë kryengritja e "Xhonturqve" ishte kthye në dishpërim dhe urrejtje kundër regjimit të ri. Kryengritja shqiptare e kishte shpejtue kët proces demoralizimi në mes të rekrutve të rij. Vetëm njësit e përbame nga ushtarë profesional luftuen me zotësin dhe trimnin e zakonshme, por qindresa e tyne, sado heroike, nuk mjaftoi par të ndalue hovin e ushtërive të aleancës balkanike. Europa u habit dhe u trondit nga disfatat qi pësoi regjimi i "Xhonturqve", i cili kishte ngjallë shum shpresa për të rimëkambë Perandorin Otomane.Pak dit mbasi u shpall lufta, ushtërija
serbe fitoi betejën e Kumanovës dhe marshoi kundër Shqipnis. Në nji proklamatë drejtue trupave, mbreti Pjetër i Sërbis shpalli se qëllimi i qeveris së tij ishte me i prue "liri, barazi dhe vllaznim" Serbve dhe Shqiptarve pa dallim feje, qi vuejshin nden zgjedhën otomane. Pak kohë ma parë aggjentët e organizatës terroriste serbe "Dora e Zeze" kishin hye ne kontakt me Isa Buletinin dhe i kishin propozue bashkëpunim, tue i dhanë premtimin solemn se të drejtat kombëtare të Shqiptarve do të respektoheshin me shum kujdes. Natyrisht ky premtim nuk ishte i sinqertë mbasi nji mot ma parë kryeministri sërb Milovanoviç i kishte deklarue ministrit të jashtëm austriak Kontit Achrenthal, se Shqiptarët nuk ishin të zotët me qeveris vetvehten dhe prandaj
duhej të pësonin fatin e Myslimanve të Algjeris. Me fjalë të tjera, në rast të ikuidimit të Perandoris Otomane në Europë, tokat shqiptare duhej të ndaheshin në mes të Serbis dhe Greqis.Mbasi mungonte nji fuqi e organizueme për të mbrojtë tokat shqiptare në veri, në lindje dhe në jugë, Isa Buletini bani detyrën patriotike me ata pak njerës qi i shkojshin mrapa.

Shpallja e Pamvarësis

Mbas përfundimit me sukses të negociatave për krijimin e nji Shqipnije të vetqeverisun në suazën e Perandoris Otomane, Ismail Qemali u nis nga Vlona
për në Stamboll me qëllim qi me nxitë qeverin turke të zbatonte përpiknisht kushtet e marrëveshtjes. Gjatë udhëtimit ai u takue në Porto-Rose, afër Triestit, me të birin e Kral Nikollës, Princin Mirko. Pazarllëku ishte qi Mali i Zi të përkrahte Ismail Qemalin me u ba sundimtari i Shqipnis së jugut, tue i lanë dorë të lirë në Shqipnin e veriut. Babaj i Kombit, fare me të drejtë, e refuzoi kët ofertë poshtnuese dhe shpalli se, në luften në mes të Turkis
dhe Shteteve të Balkanit, Shqiptarët do të qindrojshin neutral. Nji politikë e tillë mund të ishte deri diku e arësyeshme, sikur të dy palët luftuese ta respektojshin kët neutralitet, gja qi nuk mund të pritej, mbasi lufta bahej pikërisht për tokat qi do të përbanin Shqipnin autonome në suazën e Perandoris Otomane. Gati në minutën e fundit udhëheqësit e nacionalizmit shqiptar e kuptuen se po të mos vepronin menjiherë dhe në mënyrë drastike, Shqipnija do të mbaronte, ndoshta përgjithmonë.Porsa mërrijti në Stamboll, Ismail Qemali e pa situatën e pashpresë dhe refuzoi të merrte pjesë në kabinetin e Qamil Pashës. Ai vendosi me u kthye në Vlonë dhe me shpallë pamvarësin, tue u çkëputë njiherë e mirë nga Perandorija Otomane. Tue pasë kët qëllim përpara sysh, Ismail Qemali u telegrafoi klubeve shqiptarë të dërgojnë delegatë në Vlonë për të marrë pjesë në nji kongres kombëtar. Prej
Stambollit Ismail Qemali shkoi ma së pari në Bukuresht dhe mblodhi krenët e kolonis shqiptare, të cilët emeruen 15 delegatë me shoqnue Ismail Qemalin në Vlonë. Tue ndie nevojën e përkrahjes së nji fuqije të medha në ato rrethana plot rreziqe, Babaj i Kombit u ndal të Budapest për të bisedue me pjestarët e qeveris austriake kontët Andrassy dhe Berchtold. Qeverija austriake e aprovoi planin e nacionalistëve shqiptar dhe vuni nje anije në dispozicion të tyne për me shkue në Shqipni. Mbasi Vlona ishte blokue prej flotës greke anija u ndal në Durrës dhe Ismail Qemali thirri klubet shqiptare të përfaqësohen. Në Durrës mbretnonte konfuzioni, mbasi ushtërija sërbe po afrohej dhe propagandat e ndryshme kishin ngatërrue krejt mendjen
e popullit. Por çetat e patriotve e kuptuen randësin historike të iniciativës së Ismail Qemalit dhe u nisën me grupin e krenve nacionalistë për në Vlonë. Atje kishin mërrijtë 83 delegatë nga të gjitha krahinat shqiptare tue kapëreye vështirsi të shumta nga shkaku i luftës qi zjente në të katër anët. Në mes të nji entuziasmi të papërshkrueshëm Ismail Qemali ngriti në balkonin e Bashkis flamurin e Skënderbeut qi kishte qendisë me dorën e vet nji zonjë shqiptare. Dokumenti i shpalljes së pamvarësis, që u botue ma vonë nga Lef Nosi, asht nji pasqyrë patetike e gradës së shvillimit politik dhe kulturor të
Shqiptarve në at kohë. Teksti shqip përbahet vetëm prej katër rreshtave dhe asht formulue kësisoj: "Pas fjalëvet që tha Z. Kryetari Ismail Kemal Beu, me të cilat tregoi rrezikun e math në të cilin ndodhet sot Shqipëria, të gj'ith delegatet me nji za venduan që Shqipria me sot të bahet më vehte, e lirë e e mosvarme." Vazhdon.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://WwW.ForumiVizion.tk
 
28 Nandor 1912
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Forumi Vizion :: Tema Shoqerore :: Historia-
Kërce tek: