Forumi Vizion
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Forumi Vizion

Me Teper Njohuri,Me Teper Vizion
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Ali Pashe Tepelena

Shko poshtë 
AutoriMesazh
SeRiOuSbOy
Admin
Admin
SeRiOuSbOy


Numri i postimeve : 48
Join date : 26/09/2008
Location : BeRaT

Ali Pashe Tepelena Empty
MesazhTitulli: Ali Pashe Tepelena   Ali Pashe Tepelena EmptySat Oct 04, 2008 11:02 pm

Ndërsa rebelizmi kronik* i Jeniçerve po shkatërronte pushtetin qëndruer, autoriteti i Sulltanit nuk vepronte ma në krahinat e largëta të perandoris të tij. Prandaj, ishte fare e natyrshme që guvernatorët e provincjeve turke në Evropë, në Azi dhe në Afrikë, të orvateshin me u çkëputë krejt nga Stainbolli për të formue principata më vehte. Në fillim të shekullit të XIX Vezirët e Damaskut, të Akrës dhe të Bagdadit ishin deklarue si rebelë. Ata të Antiokës dhe të Alepit kishin fitue famë të keqe si "kulçedra mizorije". Në Egjypt, Mehmet Ali Pasha, i biri i nji katundari shqiptar prej Kavalle, ishte ba sundimtari fuqiplot i
vëndit dhe lakmonte me zanë fronin e Sulltanit. Po kjo gja ndodhi edhe në Shqipni. Ali Pasha, i cili lindi në Tepelenë më 1744,arrijti sa me ushtrue nji pushtet gadi të pamvarun mbi Shqipnin, prej Shkumbinit e deri në Misolongji.Simbas nji tradite, stërgjyshi i Ali Pashës ka qenë njifarë dervish Nazifi prej
Anadollit, i cili ishte arratisë në Shqipni në shekullin e XVI, mbasi kishte ba nji të paudhë në vëndin e tij. Por versjoni i pranuem sot mbi origjinën e Ali Pashës
asht ai i Pouqueville-it, konsulli francez në Janinë, i cili shkruen se ishte prej gjaku shqiptar. E ama e tij Hanko, nji grue autoritare me karakter të fortë dhe ambicje të madhe, ishte nga nji familje bejlerësh ilaka me vezirin e Beratit Kurt Pashën. I ati, Veli beu, ishte ba i pari i Tepelenës mbasi kishte mbytë dy vllaznit e tij. Veli beu vdiq më 1773 kur Aliu ishte vetëm nandë vjeç. E ama, p cila kishte pësue poshtnime nga dora e anmiqve të burrit të saj të vdekun,
futi në zemrën e njomë të Aliut pasjonin e hakmarrjes, lakmin me u ba i pasun dhe i fuqishëm, dhe vullnetin mos me tregue mëshirë kundrejt atyne që e kundërshtonin.Kur Ali Pasha filloi karrjerën e tij për me u ba satrapi* i Janinës Shqipnija ishte në nji gjendje anarkije të plotë.Pronarët feodalë sundonin në fushat,krenët e fiseve në malet, dhe që të dy palët ishin me thikë në mes të tyne.
Muhamedanët dhe të Krishtenët jetonin në përpjestim të ndryshme në qytetet dhe krahinat. Por prirja e lashtë për liri personale dhe autonomi lokale ishte ma e fortë se fanatizmi ose antagonizmi fetar.Në malet e Shqipnis fiset arbnore kishin ruejtë autonomin e tyne gadi të plotë kundrejt pushtetit otoman, i përfaqsuem nga nji bej ose pasha që kryesonte administratën e nji krahine. Fusha e bregdetit dhe luginat pjellore të lumenjve kryesor ishin ba çifliku i familjeve feodale,disa prej të cilave pretendojnë se janë trashëgimtarë të atyne që jetuen dhe luftuen në kohën e Skënderbeut, sidoqoftë ajo që ka rëndësi asht se kjo aristokraci feodale ishte prej race dhe gjuhe shqiptare.Pashallarët dhe Bejlerët e Shqipnis,qofshin renegatë të kohës së Skënderbeut
ose që ishin ba pronarë tue shkue me harxhe për hesap të Sulltanit, kishin pranue fen muhamedane dhe sundimin otoman për të gëzue privilegjet e tyne. Këto privilegje përfshinin, përveç pronësis së tokave të gjana, megjith bujqët që i punonin, edhe drejtimin e admimstratës së vendit si përfqësues të Sulltanit. Nji zanat i preferuem i aristokracis shqiptare ishte me mobilizue trimat dhe me shkue me harxhe, domethanë me luftue për të holla për hesap të Sulltanit në të katër çipat e perandoris. Sapër çifçinjtë, ose bujqët e çifligjeve, ata ishin herë muhamedanë dhe herë të krishtenë, por vuenin njisoj nga abuzimet dhe padrejtësit e pronarve.Natyrisht, kishte edhe përjashtime, kur pronari ishte i njerzishëm dhe loste kundrejt bujkut rolin e kooperativës dhe te shoqnis së sigurimit. Sidoqoftë, nji gja që duhet theksue asht se kristjanët e Shqipnis, bujk ose qytetas, nuk kishin ra në shkallën e "rajave", sikundër në shtetet e tjerë të Balkanit. Në Sërbi, në Bullgari dhe gjetkë populli i bashkuem nga feja e ndjente vehten të shtypun ndën sunduesin e huej që ishte i nji feje dhe i nji race tjetër. Derisa u kristalizuen ndjenjat kombëtare, feja luejti rolin e cementit për të mbajtë popullin të bashkuem dhe në anmiqsi
kundër regjimit otoman që e trajtonte si raja. Kurse në Shqipni nji aristokraci feodale prej origjine shqiptare qeveriste vëndin për hesap të Sulltanit, ndërsa fiset e malësive gëzonin të drejtën e vetqeverimit me fare pak kufizime. Nji pikë tjetër me randësi asht se bujku kristjan nuk ndjente kundrejt beut muhamedan atë mëni racjale që ndante Sërbin ose Bullgarin nga sundimtari turk. Ky asht ndoshta shkaku themeltar në ndryshimin ndërmjet evolucjonit* të
Shqipnisë dhe shteteve të tjerë të Balkanit në shekullit e XIX.
Në kohën kur Ali Pashë Tepelena filloi karrjerën e tij, në qytetet kryesore si Janina, Berati, Vlona, administrata kryesohej nga vezirë ose pashallarë të emnuem me ferman të Sulltanit. Në qytetet ma të vegjël si Delvina, Kardhiqi, Preveza, Gjinokastra, Tepelena, etj., sundonin bejlerët vëndas, të cilët iu shtroheshin urdhnave të qendrës derisa iu leverdiste. Në krahinat malësore si Suli, Himara, Labërija, Skrapari, populli vetqeverisej, ashtu si Malësija e Veriut në kohët tona. Gjendja nuk ndryshonte nga fakti se Suliotët dhe Himariotët ishin kristjanë, ndërsa Labërija dhe Skrapari ishin myslimanë.
E vetmja lidhje në mes të këtyne komuniteteve autonome të qyteteve dhe të krahinave dhe pushtetit qendruer të përfaqsuem nga veziri ose pashaj, ishte
tagri vjetuer që duhej të paguenin. Le të mos harrojmë se populli nuk shifte asnji dobi nga ky tager, as mbrojtjen e personit dhe të pasunis, as arsim, dhe asnji nga shërbimet publike të nji shteti modern. Sejcili komunitet duhej t'i dilte zot të drejtave të tij me pushkë në krahë. Kështu që grindjet lokale nuk kishin mbarim dhe davanë e fitonte kush ishte ma i fortë. Malcoret që nuk i ushqente toka ishin rrebeshi i popullatës fushore. Kohë mbas kohë ata zbritnin nga çerdhet e shqiponjës për të krye spedita plaçkitjeje, tue marrë me vehte sidomos gjan e gjallë të fusharakve.Për ta kjo ishte si me plaçkitë nji tokë të
huej, mbasi në fusha shkonte vula e Sulltanit. Megjithse kishin kalue ma se tre shekuj ndën sundimin otoman, Shqiptarët myslimanë ose të krishtenë nuk e kishin harrue se ishin të nji race të ndryshme nga ajo e Turkut. Anglezi J.C.Hobhouse, i cili vizitoi Shqipnin në fillim të shekullit të XIX bashkë me Lordin Byron, shkruen kështu: "Nuk ka dyshim se kristjanët që mund të quhen Shqiptarë pa dashtë me i ba hatrin kurrkujt, janë krejt të padallueshëm nga muhamedanët. Ata janë të armatosun dhe shum prej tyne janë në shërbim të Ali pashës, tue mos ndryshue në asnji mënyrë nga ushtarët e tij të tjerë. "Vihet re ndër Shqiptarët nji frymë pamvarsije dhe nji ndjenje atdhedashunije që kapërxejnë dhe shlyejnë tiparet e veçanta që vëzhguesi i huej ven re në mes
të ndjekësve të dy feve, muhamedane dhe kristjane, në viset e tjera të Turqis. "Kështu që ndërsa banori i nji krahine tjetër, kur e pyet se çka asht, të përgjigjet "jam Turk" ose "jam Kristjan", banori i këtij vëndi (domethanë i Shqipnis) të përgjigjet "jam Shqiptar".1 Hobhouse-i qëndroi sidomos në Jardnë dhe për të Shqipnija shtrihej deri në Mecovë dhe vargmalet e Pindit. Asht e vërtetë me thanë se ndjenja e unitetit kombëtar si nji forcë politike vepruese nuk ekzistonte endë, por në kët gjëndje ishin atëhere edhe kombet e tjerë të Balkanit. Vazhdon
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://WwW.ForumiVizion.tk
 
Ali Pashe Tepelena
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Forumi Vizion :: Tema Shoqerore :: Historia-
Kërce tek: