Forumi Vizion
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Forumi Vizion

Me Teper Njohuri,Me Teper Vizion
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Tekste Kengesh Shqip

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
SeRiOuSbOy
Admin
Admin
SeRiOuSbOy


Numri i postimeve : 48
Join date : 26/09/2008
Location : BeRaT

Tekste Kengesh Shqip Empty
MesazhTitulli: Tekste Kengesh Shqip   Tekste Kengesh Shqip EmptySat Oct 04, 2008 8:56 pm

Eranda Libohova - Bota iluzion

Fjale dashurie, det mrekullie
Nga ty sa shpesh degjoja
Ku e dija une kuptimin e tyre
Vetem doja dashurine une te ndjeja…

Fjalen "Te Dua" nga buzet e tua
Me the te lutem shqiptoje
Nuk je hije ti qe me ndjek ti mua
E verteta ti je bota ty te dua

Fluturoja me avionin
Qe e lindi imagjinata
Ku e dija une kufirin
Ku eshte dita, ku eshte nata

Le te vdisja asgja sdoja
Bota ish ne krahet e mia
Vetem fjale kisha degjuar
Eshte e cmendur dashuria

(refreni)
Castin jetoj, sdua te mendoj
Jeta eshte nje film, eshte si nje loje

Jeten jetoj ndonjehere dhe kot
I trazuar shpirti eshte dhe lot
E gjithe bota iluzion eshte
Iluzion…

Fjale dashurie, det mrekullie
Nga ty sa shpesh degjoja
Ku e dija une kuptimin e tyre
Vetem doja dashurine une te ndjeja…

Nuk je hije qe me ndjek ti mua
E verteta ti je bota, ty te dua

Fluturoja fluturoja…
Dhe te vdisja asgje sdoja
Vec fjale kisha degjuar
Eshte e cmendur dashuria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://WwW.ForumiVizion.tk
SeRiOuSbOy
Admin
Admin
SeRiOuSbOy


Numri i postimeve : 48
Join date : 26/09/2008
Location : BeRaT

Tekste Kengesh Shqip Empty
MesazhTitulli: Eranda Libohova--Kthehu   Tekste Kengesh Shqip EmptySat Oct 04, 2008 8:57 pm

Eranda Libohova - Kthehu

Ne parqe pemet ishin zhveshur
E zogjte me radhe, shtegtoi vjeshta
Dikush me foli me ze mekur
Si flete u drodha kur fryn era

Vetem pak kohe kish kaluar
Nga vere e nxehte qe ne jetuam
si enderr pa mbarim

Tani me shfaqesh tjetersuar
Me djallin i bardhe
O tmerr qenke dashuruar

(refreni)
Jo sje ti, jo sje ti, se besojne syte
E buza fjale snxjerr
Po perse, perse, perse
Mekatin e ben strehe
e ben strehe?

Jo sduroj dot kur te shoh
Gjak e shpirt te helmuar.
Pse ti shkon nate ferr, nate ferr
Vret lirine e bekuar

Thuam kush te coi ne deshperim
Ty o engjell krahe keputur ne hutim
Dil nga ky terr ku je verbuar
Zogjte nga shtegtuan prape do tvijne.
cdo tu thuash, ku je strukur per nje stine
Dil nga kjo strofke, gracke e mallkuar
Kthehu per vete per mua

Ne parqe pemet ishin zhveshur
E zogjte me radhe, shtegtoi vjeshta
Dikush me foli me ze mekur
Si flete u drodha kur fryn era

Ky zeri yt me kish munguar
Pak kohe te ndare e te papare
Mu duk, nje shekull ish

Tani mu shfaq i tjetersuar
Nga djalli i bardhe
O tmerr, qenke mashtruar

(refreni)
Jo sje ti, jo sje ti, se besojne syte
E buza fjale snxjerr
Po perse, perse, perse
Mekatin e ben strehe
e ben strehe?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://WwW.ForumiVizion.tk
SeRiOuSbOy
Admin
Admin
SeRiOuSbOy


Numri i postimeve : 48
Join date : 26/09/2008
Location : BeRaT

Tekste Kengesh Shqip Empty
MesazhTitulli: West Side Family--E Gjithe Bota Jemi Dy   Tekste Kengesh Shqip EmptySat Oct 04, 2008 8:58 pm

West Side Family - E gjithe bota jemi dy

Kur te hap syte neser dua te shoh ty Yeah
je gjithcka per mua, gjithe bota jemi dy Yeah

I mbyll syte dhe kerkoj te te ndjej, doren tende tek me ndjen
I hap syte kerkoj te te gjej une ty, je engjell me jep jete
Se qenia jote flet gjithcka me jep, kerkoj nje jete me ty
Je jeta ime me jep shprese, shpirt jemi te dy

Jane mijera fjale, kujtime qe me mua jetojne,
zgjedh nje album te vjeter dhe nje photo shikoj,
dy fjale te dedikoj, nje puthje te dergoj
nje mesazh nga shpirti im: "Ti e di njesoj vazhdoj,
ne te njejtet vende rri dhe te njejten pije pi,
ku je ti, jam une, ku jam une, je ti"
dhe ditet dhe netet e kane tani nje kuptim
"Jeto diten"-me the; Eshte bere motivi i shpirtit tim
qe vazhdon, vazhdon yo....dhe me ploteson,
me jep force, me forcon, Shpirt, ti ekziston!
Ne sekondat, minutat dhe oret qe jam me ty,
ne ditet, javet, muajt, viti qe jam me ty.....
Dhe kur asgje nuk me ndodh, une shpirt jam me Ty,
dhe kur gjithcka e bukur ndodh, une shpirt jam me ty,
le te ndodhe cfare te ndodhe, une shpirt jam me Ty......
Gjithe Bota Je per Mua.Gjithe Bota Jemi Dy....

(refreni)
I mbyll syte dhe kerkoj te te ndjej, doren tende tek me ndjen
I hap syte kerkoj te t’gjej une ty, je engjell me jep jete
Se qenia jote flet, gjithcka me jep, kerkoj nje jete me ty
Je jeta ime me jep shprese, shpirt jemi te dy

Yo,jemi prape bashke ne nje tren qe do na coje,
neper stacionet tona nuk e di ku do ndaloje,
nuk e di ku do mbaroje misioni qe kam nisur,
nje shenim:” Jeto diten” lexova ne letren e grisur
qe me sjell prane vetes time,vetja ime me mungon,
me sjell nje shenim kaq te thjeshte qe ekziston,
me nje jete qe jetoj njesoj sikur te jesh
(thjesht mendoj per ty se ke nevoje qe te ndjesh)
Shpirti im ti e di, ti me sheh, ti me mbron,
ekziston, me ploteson ,njesoj eshte, njesoj vazhdon.
Jetoje- sic the-,jeto diten qe pason
(Shpirti im une me ty gjithmone vazhdoj)
Momentet tona nga e verteta jone me vijne,
nuk kam me ndjenje te forte, vazhdojme bashke te rrime
Jam me shume se i lumtur se ne prape jemi te dy.
Gjithe bota je per mua, e gjithe bota jemi dy

Sa here malli me merr, une jetoj me ty, te ndjej ty si perhere
ti me shikon, ti me degjon, mendoj per ty,
te dua shpirti im, jemi te dy

(refreni)(2x)
I mbyll syte dhe kerkoj te te ndjej, doren tende tek me ndjen
I hap syte kerkoj te t’gjej une ty, je engjell me jep jete
Se qenia jote flet gjithcka me jep, kerkoj nje jete me ty
Je jeta ime me jep shprese, shpirt jemi te dy

I mbyll syte dhe kerkoj te te ndjej, doren tende tek me ndjen
I hap syte kerkoj te t’gjej une ty, je engjell me jep jete (eko)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://WwW.ForumiVizion.tk
SeRiOuSbOy
Admin
Admin
SeRiOuSbOy


Numri i postimeve : 48
Join date : 26/09/2008
Location : BeRaT

Tekste Kengesh Shqip Empty
MesazhTitulli: Elsa Lila Dhe Pirro Cako---Diferenca je ti   Tekste Kengesh Shqip EmptySat Oct 04, 2008 9:01 pm

Elsa Lila dhe Pirro Cako --- Diferenca je ti

Ajri ka filluar prape
te mungoje ne dhomen time
nje miqesi e re shtrengon, ne kraheror.

Por une s’kam ndermend te vuaj
te premtoj e shtrenjta ime
dhe pse e pranoj, cdo dite per ty mendoj.

Si guxove pa me njojtur
te me puthje ate nate
une kam patur frike gjithmone edhe nga shakate.

Ky veprim aq diabolik
si sheqer u fut ne gjak
dhe qelizat mi helmoi, pak nga pak.

Refreni

Dashurite e medha duke qeshur fillojne
si edhe vet komedite,
pastaj qajne pa pushim deri sa vdesin ne fund
si te gjithe tragjedite.

A do mundem te dal, te shpetoj une i gjalle
nga kjo dreq histori?
Kur e di fare mire, ti je vjeshta e arte.
Kur e di fare mire, ti je dimri me shi.
Kur e di diferenca per mua, je ti.


Une per ty jam thjesht momenti
nuk jam zot, jam njeri
perjetesine nuk e kaloj dot pa kufi.

Por nuk vuaj nga manite
me mjafton nje buzeqeshje
vecse te pergjoj cdo dite, cdo nate ne heshtje.

Nuk me vjen asnje mesazh
kam filluar te verbohem
qe kur s’ta degjoj me zerin, po trishtohem.

Nuk te lut askush te rrish
nuk te ngut njeri te shkosh
vec jepi vetes me shume kohe, te me kuptosh.

Refreni

Dashurite e medha duke qeshur fillojne
si edhe vet komedite,
pastaj qajne pa pushim deri sa vdesin ne fund
si te gjithe tragjedite.

A do mundem te dal, te shpetoj une i gjalle
nga kjo dreq histori?
Kur e di fare mire, ti je vjeshta e arte.
Kur e di fare mire, ti je dimri me shi.
Kur e di diferenca per mua, je ti.


Dashurite pak a shume jane te gjitha njesoj
diferenca je ti.
Parandjenja me thote mos te pres sa te vdes
t’a provoj kete ndjesi.

Vetem se kam shume frike
te shpetoj une i gjalle nga kjo dreq histori
kur e di, ti je gjaku qe rrjedh brenda ne trupin tim.

Refreni

Dashurite e medha duke qeshur fillojne
si edhe vet komedite,
pastaj qajne pa pushim deri sa vdesin ne fund
si te gjithe tragjedite.

A do mundem te dal, te shpetoj une i gjalle
nga kjo dreq histori?
Kur e di fare mire, ti je vjeshta e arte.
Kur e di fare mire, ti je dimri me shi.
Kur e di diferenca per mua, je ti.

Kur e di fare mire, diferenca je ti.
Je vetem ti, je vetem ti.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://WwW.ForumiVizion.tk
ForumiVizion

ForumiVizion


Numri i postimeve : 28
Join date : 01/10/2008
Age : 37
Location : Shqiperi

Tekste Kengesh Shqip Empty
MesazhTitulli: "Jo tani"--- "Djemte e detit" , Ardit Gjebrea - Kur të jesh mërzitur shumë   Tekste Kengesh Shqip EmptyTue Oct 07, 2008 12:23 pm

Zgjata unë doren te prekja ty
Shikimi zbehur qe mbulon sytë
Mbi trup te lagur dora u ngri
Mbi sy te mbyllur loti u shkri

Jo tani o zot jo tani
Shpirtin tim jo mos më merr ti
Ne gjume me klithma lot
Theras për ty

Jo tani jo, jo tani jo.. jo mos ik !


Dikur ti qeshje me lotet e mi
Kur supet kthenin qaje dhe ti
Aromen tënde e përsëris shpirt
Dhe si i cmendur cirrem pa ty




Ardit Gjebrea - Kur të jesh mërzitur shumë


Këtu s`do t`jem , do jem larguar
Ne tok i tretur si te tjerët
Ne kafenene e preferuar
Nuk do me shohin me kamarieret.

Dhe nëpër udhet ku kam ecur ,
S`do ndihet kolla ime e thate
Mbi varrin tim do të rrije i heshtur
Një qiparis , si murg i ngrate

Ti do trishtohesh atëherë
Se s`do me kesh ne dhome gjallë
Dhe kur ne xham te fryje ehe
Do qash me eren dalengadale

Po kur të jesh , mërzitur shumë
Ne raft te librave kerkome
Atje i fshehur do t`jem unë
Ne ndonjë fjale a ndonjë shkronje

Mjafton qe librin , pak ta heqesh
Dhe un do të zbres , do të vij pas teje
Ti si dikur me mall do të qeshesh
Si një blerim pas një rrekeje
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://WwW.ForumiVizion.tk
Sponsored content





Tekste Kengesh Shqip Empty
MesazhTitulli: Re: Tekste Kengesh Shqip   Tekste Kengesh Shqip Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Tekste Kengesh Shqip
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Tekste Kengesh te Huaja

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Forumi Vizion :: Arti & Kultura :: Muzika-
Kërce tek: