Forumi Vizion
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Forumi Vizion

Me Teper Njohuri,Me Teper Vizion
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Arti i te shkruarit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
ForumiVizion

ForumiVizion


Numri i postimeve : 28
Join date : 01/10/2008
Age : 37
Location : Shqiperi

Arti i te shkruarit Empty
MesazhTitulli: Arti i te shkruarit   Arti i te shkruarit EmptySat Oct 04, 2008 4:39 pm

Në traditën e shkrimit letrar, ekziston një debat i pambarim për rolin që ka letërsia në një shoqëri. Platoni donte t'i dëbonte poetët nga shteti i tij ideal si prishës të moralit dhe ketë e bënte nga fakti se pranonte ndikimin e jashtëzakonshëm të letërsisë tek rinia, edukimi i pasioneve dhe ndjenjave të saj. Më tej, dijetari tjetër antik Aristoteli vë në spikamë katharsin si një aspekt funksional të letërsisë në shoqëri. Ndërkaq shkrimtari gjenial argjentinas Jorge Luis Borgesi, tek letërsia sheh shpirtin, andaj ja dedikon librit atributin më te madh të lumturisë njerëzore. Në këtë linjë mendimesh për artin letrar na del edhe filozofi dhe esteticienti Friedrich Hegel, i cili shkruan: "Vepra artistike vjen nga shpirti dhe ekziston për shpirtin, dhe epërsia e saj rrjedh nga fakti që, nëse një produkt natyror është një produkt i pajisur me jetë, ai është i vdekshëm; ndërsa një vepër artistike është një vepër që vazhdon të ekzistojë". Pra, njëfarë mënyre, nëse do synonim të interpretonim një nga esencat e shumta të botës së madhe të letërsisë, do të mund të pajtoheshim se: "vepra artistike është e përcaktuar të ndërmjetësojë midis krijuesit të saj dhe kolektivit" (Jan Mukarzhovski). Dhe pikërisht ky aspekt e bënë letërsinë një univers autonom e krejt specifik në përvojën njerëzore, që vazhdon të qëndroj e fuqishme në çdo kohë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://WwW.ForumiVizion.tk
 
Arti i te shkruarit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Forumi Vizion :: Tema Shoqerore :: Letërsia-
Kërce tek: