Forumi Vizion
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Forumi Vizion

Me Teper Njohuri,Me Teper Vizion
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Financat (Financimi)

Shko poshtë 
AutoriMesazh
SeRiOuSbOy
Admin
Admin
SeRiOuSbOy


Numri i postimeve : 48
Join date : 26/09/2008
Location : BeRaT

Financat (Financimi) Empty
MesazhTitulli: Financat (Financimi)   Financat (Financimi) EmptyThu Oct 02, 2008 9:22 pm

Shikuar nga aspekti i ndërmarrjes, financimi nuk është asgjë tjetër përpos sigurim i
mjeteve të mjaftueshme monetare për realizimin e suksesshëm të qëllimeve afariste.
Jo vetëm për fillimin e veprimtarisë afariste, por edhe për mbarëvajtjen e saj
nevojiten burime të mjaftueshme financiare.

Njihen dy forma bazë të financimit të ndërmarrjes: financimi i jashtëm, që bëhet me
duke sjellë kapitalin nga jashtë dhe financimi i brendshëm, që mundësohet përmes
realizimit të veprimtarive afariste (të hyrat nga qarkullimi ditor, nga shitja e
shërbimeve apo produkteve). Përderisa financimi i brendshëm është përditshmëri në
çdo ndërmarrje të etabluar, financimi i jashtëm nevojitet fillimisht për të siguruar
nisjen e realizimit të projekteve investive e më pastaj edhe për financim të pjesshëm
të veprimtarive të përditshme afariste.
Për të siguruar një kredi nga bankat, sot nuk mjafton të paraqitësh vetëm bilancin e
ndërmarrjes. Bankat gjithnjë e më shumë aplikojnë metodat e klasifikimit (Rating), të
cilat përshkruajnë saktë metodat e vlerësimit të bonitetit të ndërmarrjeve. Sa më i
mirë boniteti, aq më të larta janë gjasat për kthimin e kredisë dhe anasjelltas. Një
bonitet i lartë mundëson kredi me kushte më të përshtatshme duke përfshirë edhe
normat më të ulëta të interesit.
Për projekte të reja dhe themelime të reja të ndërmarrjeve (start-up) kapitali financiar
mund të sigurohet nganjëherë edhe në formë donacionesh nga institucionet
zhvillimore jokomerciale. Në shtojcë të kësaj broshure gjendet një listë me të dhëna
për këto institucione.

Për projektet me kohëzgjatje të madhe të realizimit, preferohen kreditë afatgjata dhe
anasjelltas. Përpos financimeve themelore të projektideve bankat ofrojnë edhe
kreditimin “Kontokorrent”, që është një formë e kreditimit të rregullt, përmes të cilit
ndërmarrësit i mundësohet shfrytëzimi i mjeteve të caktuara mujore për përmbushjen
e obligimeve rrjedhëse. Kjo mundësi është mjaft e mirë për të garantuar likuiditetin
afatshkurtër të ndërmarrjes, por karakterizohet me kamata shumë të larta efektive.
Detyrimet e shitesit dhe bleresit-
Malli ofrohet nga shitësi në truallin e tij. Blerësi bartë përsipër të gjitha shpenzimet e transportit dhe rrezikun e transportit. Shitësi duhet të përkujdeset për ngarkimin e rregullt të mallit. Blerësi bart shpenzimet e dhe rrezikun e transportit nga momenti i bartjes së mallit nga shitësi
tek transportuesi. Shitësi paguan transportin e mallit deri te liferimi përbri anijes. Deri në këtë
moment ai bartë përsipër rrezikun e transportit. Shitësi paguan shpenzimet e transportit deri në portin e dërgesës. Ai bartë përsipër rrezikun deri në momentin kur malli i kalon shinat e anijes në portin e dërgesës. Shitësi paguan shpenzimet e transportit dhe bart përsipër rrezikun deri sa malli
ketë arritur në portin e destinuar.
Shitësi i paguan shpenzimet e transportit dhe të doganës dhe bartë përsip
rrezikun deri sa malli është në breg të portit të destinuar.
Shitësi i paguan të gjitha shpenzimet dhe bart rrezikun deri sa malli të liferohet
anën e tij të kufirit.
Shitësi i paguan të gjitha shpenzimet, duke përfshirë doganën, dhe bart rrezik
deri sa malli t’i liferohet blerësit.
Shitësi i paguan të gjitha shpenzimet, pa përfshirë doganën, dhe bart rrezik
deri sa malli t’i liferohet blerësit
Shitësi i paguan shpenzimet e transportit deri në vendin e destinuar. Ai b
përsipër rrezikun deri sa mallit të pranohet nga transportuesi i parë.
Shitësi i paguan shpenzimet e transportit, duke përfshirë sigurimin e transpo
deri në vendin e destinuar. Ai bart rrezikun përsipër deri sa malli të pranohet n
transportuesi i pare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://WwW.ForumiVizion.tk
 
Financat (Financimi)
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Forumi Vizion :: Tema Shoqerore :: Ekonomia Dhe Biznesi-
Kërce tek: